Stano në ‘X’ veçon 4 pika, ‘godet’ veprimet e Policisë së Kosovës në veri

Aktuale

Stano në ‘X’ veçon 4 pika, ‘godet’ veprimet e Policisë së Kosovës në veri

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:51
Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka shpërndarë reagimin e sotëm ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës në Veri.

Ai në profilin e tij në “X” ka numëruar katër problematikat që thotë t’i ketë operacioni i fundit në veri të Kosovës e që lidhet me dinarin.

Stano ka thënë se operacioni çon në eskalim, është kundër frymës së normalizimit dhe pengues i vazhdimit të negociatave dhe tregon që Kosova prioritet i ka veprime e njëanshme dhe të pa koordinuara sesa bashkëpunimin.

“Operacioni policor në Veri: është esakalues, është kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe provon përsëri, që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet unilaterale, të pakoordinuara sesa bashkëpunimin”, ka shkruar Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat