Avokati Jashari: Vendimi për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi, është i ngutshëm

Aktuale

Avokati Jashari: Vendimi për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi, është i ngutshëm

Nga: A.SH Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:57
Arbër Jashari

Avokati Arbër Jashari ka reaguar pas vendimit të Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për suspendimin e gjyqtarit, Agim Kuçi.

Ai vendimin e quan të ngutshëm, sepse sipas tij, asnjë gjyqtar s’ka më guxim të ndërpresë ndonjë masë paraburgimi nga frika, se mund të perballet me pasoja disiplinore.

Postimi në Facebbook:

Vendimi për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi, eshte i ngutshem.

Pas ketij vendimi të KGJK-se, asnje gjyqtar s’ka me guxu me nderpre ndonjë masë paraburgimi nga frika, se mund të perballet me pasoja disiplinore. Gjyqtaret pergjigjen penalisht, ose i nënshtrohen procedures disiplinore vetem nese shkelin ligjin me qellim, në kembim te ndonjë perfitimi material, per veten ose tjeterin. Perndryshe është në natyren e punes se tyre, te gabojnë, prandaj jane disa instanca gjyqesore.

Gjyqtari Agim Kuqi(ose trupi gjykues), ka vepru në perputhje me dispozitat e KPP-se(366 par 1, pika 1.2) kur ia ka ndeprerë masen e arrestit shtepiak, te akuzuarit E.S. pa çka se ky e ka tradhetu besimin e gjykates.

Është në diskrecionin e gjyqtarit me i vlerësu provat dhe rrethanat e rastit, sipas bindjes se lirë.Pergjegjesinë per arratisje, e mban vet personi qe ka zgjedh mu arratise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat