Eksperti i sigurisë thotë se PK e zbatoi ligjin me mbylljen e bankave në veri: Nuk do te ketë tension ose përshkallëzim

Aktuale

Eksperti i sigurisë thotë se PK e zbatoi ligjin me mbylljen e bankave në veri: Nuk do te ketë tension ose përshkallëzim

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:09
Arben Dashevci,

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, tha se me aksionin e së hënës në katër komunat veriore, Policia e Kosovës vetëm e ka zbatuar ligjin.

Dashevci tha se pas këtij aksioni, nuk mendon se do të ketë tensionim të situatës ose përshkallëzim.

Dashevci tha se qytetarët serbë të veriut do ta tejkalojnë edhe këtë veprim pasi sipas tij paraprakisht i kanë pranuar targat dhe patentë shoferët e Kosovës.

“Dje u mbyll ajo bankë postare dhe të gjitha filialet matanë lumit Ibër sepse Policia e Kosovës vetëm se e zbatoi ligjin dhe detyrën e saj ligjore dhe kushtetuese me kërkesë të ATK-së duke pas parasysh se këto filiale vepruan ilegalisht në Republikën e Kosovës dhe erdhi koha të mbyllen dhe ato veç se u mbyllën duke pas parasysh monedha që përdoret dhe nuk u shënua asnjë incident i vetëm. Nuk mendoj që për këtë rastin e fundit unë nuk mendoj që do të ketë ndonjë tension ose përshkallëzim sa i përket dinarit sepse qytetarët e Kosovës matanë lumit Ibër veç se e kanë shkëmby të gjitha të hollat në euro, është i kuptueshëm ky frustrim por do të kaloj por që do të esklaohet, unë nuk mendoj sepse ata i kanë pranuar edhe targat e RKS-së edhe patentë shoferët, PK vepron drejt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Dashevci.

Megjithatë, eksperti i sigurisë tha se Kosova duhet të ketë koordinim 100 për qind me aleatët kryesorë e veçanërisht SHBA-në.

“Ne do të duhet të koordinohemi 100 për qind të rasteve me aleatin kryesor të Republikës së Kosovës me SHBA, Britaninë e Madhe por edhe të gjithë miqtë tanë, KFOR-in dhe EULEX-in, duhet të ketë koordinim. Sa i përket dinarit nuk e pres që ndonjë përshkallëzim të situatës nuk e pres edhe pse matanë lumit Ibër është situatë e brishtë, por nëse vjen tensioni ose eskalimi vjen direkt prej Serbisë ose stabilishmentit të kontaminuar atje”, deklaroi Dashevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat