Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës

Aktuale

Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:14
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për të përhapur dezinformata kundër aleatëve të Ukrainës.

Në një intervistë për britaniken “The Times”, Kurti, të cilin ky medium e quan “kryeministri pro-perëndimor i Kosovës”, ka paralajmëruar për dezinformata “të paprecedenta” nga Serbia.

“Rusia po punon me Serbinë në kampanja dezinformimi dhe në sulme kibernetike kundër vendeve të Ballkanit që po e mbështetin Ukrainën”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë.

“Albin Kurti, lideri pro-perëndimor i vendit të vogël, i cili u nda nga Serbia pas luftës 1998-99, tha se Kremlini po i përdorte lidhjet e tij me Beogradin, një aleat i fortë, për të ndezur tensionet ekzistuese në ish-Jugosllavi. Kosova ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë predha mortajash dhe automjete të blinduara, dhe është pjesë e një koalicioni shumëkombësh të çminimit në vend. Ajo gjithashtu ka miratuar një rezolutë për të strehuar deri në 5,000 refugjatë ukrainas dhe ka ndaluar shtetasit rusë të hyjnë në Kosovë. Një flamur i madh ukrainas është ekspozuar në qendër të kryeqytetit të Prishtinës”, shkruan në hyrje të këtij artikulli të “The Times”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat