S’ka të lënduar nga rënia e skeleve në qendër të Prishtinës

Aktuale

S’ka të lënduar nga rënia e skeleve në qendër të Prishtinës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Skelet që u rrëzuan në qendër të Prishtinës dyshohet të kenë rënë si pasojë e erës së fortë.

Kështu tha drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili njoftoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura.

Ai shtoi se tash është dhënë leja që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku.

“Në pjesën e “Qafës”, ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka lëndime, ka dëmtime materiale. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes. Policia, zjarrfikësit po ashtu me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet. Tash kemi dhënë leje që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku”, tha Fushtica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat