Ibishi: Aksioni i Policisë në veri tregon se Kosova po merr hapa ligjor

Aktuale

Ibishi: Aksioni i Policisë në veri tregon se Kosova po merr hapa ligjor

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:33
Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi thotë se aksioni i policisë për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, tregon se Kosova po merr hapa ligjor sepse duhet të jetë një valutë.

“Mendoj se vetë ndërrmarja e aksionit është punë e ATK-së dhe institucioneve tjera financiare. Këto përcaktohen nga BQK-ja për konfiskimin e valutës serbe. Ky aksion tregon se Kosova po merr hapa ligjor, sepse në Kosovë duhet të jetë një valutë pra të jetë euro dhe jo dinari , këtë drejtim përkundër reagimeve të partnerëve tanë strategjik, nuk është një ndërrmarrje në aspektin negativ. Kjo duhet të rregullohet më në fund. Ndoshta merr një kohë kjo, por asgjë nuk ka që krijon tensione por duhet të duhet të  bëhet pyetje se a janë bërë zgjedhjet e duhura për ta. Mendoj se në këtë drejtim është dashur të mendohet”, tha Ibishi.

Poashtu, njohësi i sigurisë thotë se sa i përket reagimeve të ndërkombëtarëve, si të BE-së ashtu edhe të DASH-it duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi partner strategjik.

“Ka pjesëtarë të tjerë që i gëzojnë këto pagesa dhe ato janë të ndjeshme dhe pyetja është se a ka arritur që kjo të i zgjedhë ato, përkundër bisedimeve në Bruksel, por edhe reagimi ndërkombëtar duhet. BE në të vërtetën dëshiron të flas për marrëveshje por nuk bën zbatim dhe reagimi i DASH-it, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi partner strategjik, por edhe me BE-në të jemi të pjesshëm, të kemi dakordancë, pra krijimi i zgjidhjes të jetë nga ana jonë dhe faza tranzitore të jetë sa më e kënaqëshshme për ne”, tha Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat