Rukiqi: Kaq do t’i rrisë LDK rrogat për mjekë, mësues, policë, ushtarë e zjarrfikës

Aktuale

Rukiqi: Kaq do t’i rrisë LDK rrogat për mjekë, mësues, policë, ushtarë e zjarrfikës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:53
Berat Rukiqi

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në një intervistë ka sqaruar koeficientin e LDK-së për rritjen e pagave.

Rukiqi ka thënë se në Kosovë për tri vite është akumuluar inflacion që e ka kaluar 26 % dhe shton se për produktet bazike inflacioni ka shkuar madje mbi 50 %.

Ai ka thënë se duke parë një gjendje të tillë, LDK ka dalë me një koeficient 150 për rritje të pagave, që sipas Rukiqit është përgjigje e drejtpërdrejtë për situatën e rënduar në Koosoë.

Rukiqi ka thënë se koeficienti i LDK-së nënkuptohet rritje prej 224 euro për mësuesit, 296 euro më shumë për mjekët, 200 euro rritje për policët, 224 për ushtarët dhe 200 euro për zjarrfikësit.

“Inflacioni për tri vite e ka kaluar 26 %. Flasë për rrymë, bukë, për gjëra elementare, vaj, sheqer. Inflacioni për këto është edhe më i lartë. Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejt për këto ndryshime të rrethanave në ekonomi.

I kemi bërë thirrje Qeverisë, por kanë shkuar me një koeficient më të vogël.

Tani kemi dalë me një koeficient 150, që përkthehet 224 euro më shumë për mësuesin, 296 për mjekë, 200 për polic, 224 për ushtarë dhe 200 euro për zjarrfikësit”, ka thënë Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat