Hetemi: Kemi mbledhur fotografi e video që dëshmojnë krimet serbe

Aktuale

Hetemi: Kemi mbledhur fotografi e video që dëshmojnë krimet serbe

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:09
Atdhe Hetemi

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë ka arritur që të mbledh mbi 2 mijë fotografitë dhe mbi 1600 videomateriale të cilat dëshmojnë krimet serbe në vend. Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi.

Ai ka thënë që pavarësisht vonesës së mbledhjes së materialeve, procesi po shkon mirë.

“Ne kemi punuar në mbledhjen e materialeve, dokumenteve të krimeve të kryera në Kosovë. Deri në këtë fazë që po flasim kemi arritur të grumbullojmë mbi 2 mijë fotografi nga gazetarë lokal dhe ndërkombëtar, më shumë se 1600 video materiale të cilat dëshmojnë krimet, një numër të konsiderueshëm të dokumentacionit”, ka thënë Hetemi.

Ai ka treguar se janë në proces të regjistrimit të materialeve nga Ministria e Drejtësisë, të cilat përfshijnë gjithsej 43 folderë me dokumentacione.

Tutje Hetemi ka thënë se kanë nisur edhe takimet me kryetarët e komunave, në kërkim të dokumentimit të krimeve ekonomike. Specifikisht ai tregoi se janë në fazë të përfundimit me komunën e Fushë Kosovës, teksa pritet që nisma të zgjerohet edhe me qytetet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat