Kur do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës?

Aktuale

Kur do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës?

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:12
Kuvendi i Kosovës

Në këtë sallë, pritet që të vijë si rend dite shpërbërja e Kuvendit.

Pavarësisht se ende nuk ka një kërkesë zyrtare, ky institucion mund të shpërbëhet përmes dy formave.

E nëse dështon mocioni i mosbesimit, sipas hulumtueses së Institutit Demokratik të Kosovës, Tringa Dreshaj, procesi nuk mund të përsëritet brenda tre muajve.

“Në aspektin legjislativ, rregullorja e Kuvendit të Kosovës e parasheh që një mosbesim i Kryeministrit ose i Qeverisë në përgjithësi mund të bëhet me mbledhjen e nënshkrimeve të 40-të deputetëve dhe pas nënshkrimit ky votim kalon në Kuvend dhe për të kaluar duhet votimi i shumicës së deputetëve. Në rast të dështimit të mocionit, një mocion i tillë nuk mund të thirret nga ana e deputetëve të Kuvendit për më pak se sa 90 ditë pune të këtij institucioni, janë edhe mundësitë e tjera të cilat janë të parapara me anë të Kushtetutës”, ka thënë ajo.

Dreshaj nuk e përjashton mundësinë që kjo e premte të jetë vendimtare.

“Fundi i kësaj jave pritet që të ketë disa shkëndija dhe përgjigje në ato pyetje se çka do të ndodhë më tutje në lidhje me punën e Kuvendit dhe a do të kemi një nismë nga ana e deputetëve për të mbledhur nënshkrimet e duhura”.

Nga ana tjetër, si mundësi për dështimin e shpërbërjes së këtij institucioni, e sheh profesori universitar, Seb Bytyçi.

“Nëse partitë kanë interes që ti organizojnë zgjedhjet para përfundimit të mandatit të rregullt atëherë duhet të këtë një konsensus që të shpërbëhet Kuvendi më herët ose gjatë verës ose në stinën vjeshtore, mirëpo pa u marrë vesh partitë mes vete sigurisht që nuk do të jetë e mundur që të organizohen”, tha ai.

Të premten, në këtë institucion mbahet seanca e jashtëzakonshme me debat parlamentar të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth tre vjetorit të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat