Deputetja e PDK-së: Të koordinohen liderët partiak për t’i siguruar votat për shpërbërje të Kuvendit

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Të koordinohen liderët partiak për t’i siguruar votat për shpërbërje të Kuvendit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:34
Ariana Musliu-Shoshi

PDK-ja ka kërkuar koordinim mes liderëve partiak opozitar për t’i siguruar votat e nevojshme për shpërbërje të Kuvendit.

Deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi, deklaron se këtë kërkesë PDK e ka që më shumë se një vit.

“Si PDK për më shumë se një vit kemi qëndrim jemi për shpërndarjen e Kuvendit. Tani ne jemi në një fazë ku votat nuk janë të mjaftueshme vetëm nga ne si deputet të PDK-së, por duhet edhe një koordinim më i gjerë i partive opozitare dhe jo vetëm.

Duhet koordinim i liderëve partiak dhe pastaj do të vendoset se si do të procedojmë”, u shpreh Musliu-Shoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat