Gashi: Nga e ’99-ta Kosova ka bërë vetëm veprime të ligjshme

Aktuale

Gashi: Nga e ’99-ta Kosova ka bërë vetëm veprime të ligjshme

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:58
Astrit Gashi

Aksioni i fundit i Policisë së Kosovës në veri të vendit – ku u sekuestruan miliona dinarë serb – u kritika nga ndërkombëtarët për moskoordinim me ta.

Sipas, analistit, Astrit Gashi, Kosova gatë tërë kohës ka bërë veprime të ligjshme, por problemi është mënyrë se si e sheh faktori ndërkombëtar këtë.

“Veprime komplet të ligjshme Kosova ka bërë në tërë historinë e saj politike prej 1999 e kundje, asnjë veprim të paligjshëm nuk e ka bërë. Të gjitha ato veprime që i ka bërë Kosova akne qenë të ligjshme, dy viteve të fundit të cilat janë kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Bashkësia ndërkombëtare këtë pjesë po e sheh në nocionin e sigurisë, nuk po e sheh më në kuptim e ligjshmërisë, por sa mund neve një veprim sado i ligjshëm në një territor që mund të prodhojë krizë e konflikt me qenë problematik. Këtu është problemi i madh. Meqenëse se nuk pasur marrëveshje do të ishte e çuditshme nëse nuk do të ndermirën hapa tjerë prej Qeverisë së Kosovës…”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat