“Për dashurinë e Brukselit, Kosovës i duhet mos ta duajë veten”, Kraki “shpërthen” ndaj ndërkombëtarëve: O fylla me imunitet diplomatik

Aktuale

“Për dashurinë e Brukselit, Kosovës i duhet mos ta duajë veten”, Kraki “shpërthen” ndaj ndërkombëtarëve: O fylla me imunitet diplomatik

Nga: N.E Më: 21 maj 2024 Në ora: 21:34
Profesori në Universitetin e Parizit, Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parizit, Nezir Kraki, ka reaguar pas deklaratave të ndërkombëtarëve për aksionin policor në veri të Kosovës, me ç’rast janë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

Kraki duke ironizuar deklaratat e tyre, shkruan ““jemi të shqetësuar që Kosova i mbylli me aksion policor degët ilegale të bankave serbe në veri”, thanë këta të jashtit””.

Sipas tij, normalisht që ata do të duhej të shqetësoheshin pse Kosova nuk i ka mbyllur deri më tani ato banka.

Kraki tutje ka shtuar se ata do të duhej të shqetësoheshin dhe të tranoheshin kur Serbia me grupe kriminale i ka hapur ato banka.

Postimi i plotë:

« Jemi të shqetësuar që Kosova i mbylli me aksion policor degët ilegale të bankave serbe në veri » thanë këta të jashtit

Normalisht ju o dasht me u shqetësu pse Kosova s’i ka mbyllë deri tash ato banka o fylla me imunitet diplomatik.

Bile bile ju o dasht me u shqetësu e me u tranu kur Serbia me grupe kriminale i kanë hap ato banka.

Por joooooo,! Krejt janë OK përveç synimi i Kosovës për shtet funksional.

Ka ardhë puna në pikën ku për me pasë dashninë e Brukselit, Kosovës i kërkohet mos me e dashtë veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat