Shala: Nëse Kurti e ka seriozisht për zgjedhje, le të jap dorëheqje

Aktuale

Shala: Nëse Kurti e ka seriozisht për zgjedhje, le të jap dorëheqje

Më: 21 maj 2024 Në ora: 21:54
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se nëse kryeministri, Albin Kurti e ka seriozisht ‘ofertën’ për zgjedhje të jashtëzakonshme “le të jap dorëheqje” dhe kështu votojnë shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka marrëveshje me PDK-së – ndonëse kryetari i saj tha se ka biseduar me partitë opozitare – për mocionin e shpërndarjes së Kuvendit.

“.. Pra, s’ka marrëveshje, sepse ne këtë rasti kryetari i PDK-së do të përpiqej të implementonte dëshirën e kryeministrit, me një lloj ndërmjetësimi… askush nuk mund të bëjë marrëveshje me LDK-së për këtë çështje. Nëse kryeministri e ka seriozisht dhe i duket se për të është pafavorshme, po ka situa tejet të vështira që s’arrin ti përballojë dorëheqje. Ne në atë rast votojmë shpërndarjen kuvendit… dhe organizojmë zgjedhjet në afatet kushtetuese”, ka thënë Shala në “Debat Plus”.

Shala e ka ritheksuar se nuk do ta votojnë mocionin e shpërndarjes së Kuvendit pasi, sipas tij, është dëshirë e Kurtit dhe Vetëvendosjes dhe kështu e amnistojnë kryeministrin.

“Nuk bëjmë marrëveshje me Kurtin sepse do ta amnistojmë. Nuk do ta amnistojmë edhe një herë… kur u bërë kryeministër (është hera e parë e amnistimit). Pra kryeministrit thotë se do ta shpërndajmë Kuvendit, të mos ekzistojë më Kuvendi, por s’jep arsye, asnjë arsye.

Le t’ua thotë arsyen të tjerëve sepse edhe ndoshta mund ta bëjë atë shumicë me 2/3. Të tjerëve jo LDK-së, as ai e as dikush tjetër me ndërmjetësim, sepse nuk funksionon. Nuk bëjmë marrëveshje me të për asgjë, flasim për vetëm për çështje e sigurisë nacionale”, ka shtuar Shala.

Shala ka theksuar se kanë “hendek” me Lëvizjen Vetëvendosje dhe lërë më vija të kuqe.

“Se lidh asgjë, s’mund ta lidhë asgjë”, ka shtuar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat