Analisti Baraliu bën një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, tregon cila do të jetë partia e parë

Aktuale

Analisti Baraliu bën një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, tregon cila do të jetë partia e parë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare tash e një kohë janë shprehur të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, por që deri tani nuk ka asgjë konkrete se çfarë veprimesh do të ndërmarrin për shpërbërjen e Kuvendit.

Analisti politik, Mazllum Baraliu, në një intervistë ka komentuar situatën aktuale politike, derisa tha se përkundër që partitë bëjnë deklarata për zgjedhje, ato nuk janë të gatshme për tu mbajtur ato.

Baraliu gjithashtu beson që Lëvizja Vetëvendosje sërish do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare.

“Mendoj që ekziston disponimi ende i opinionit publik përkundër performances, pra që është treguar gjatë këtij mandati, me gjithë faktin që shumë nga premtimet nuk janë realizuar nga koalicioni qeverisës, me gjithë faktin që janë bërë gabime në hapa strategjik, pra gabime strategjike, megjithatë unë mendoj që ende ekziston një bindje në opinion, sepse është është çudi, por është e vërtetë opinioni ynë shumë vështirë dhe ndërron bindjen ndaj një subjekti politik, me kohë, prandaj ekziston bindja dhe perceptimi të paktën që Vetëvendosja do të jetë sigurisht partia më e madhe fituese”, theksoi ai.

Megjithatë, Baraliu tha se fitorja e LVV-së në zgjedhjet e ardhshme varet edhe nga koalicioni që do të bëjë.

“Se a do të jetë në nivelin e zgjedhjeve të kaluara, pra 50 plus për qind apo më shumë, kjo varet në qoftë se shkon me Listën Guxo, unë mendoj që do të ishte e domosdoshme që këto dy parti të shkojnë bashkë në zgjedhje, pra në koalicion parazgjedhor e eventualisht edhe partitë e vogla dhe pse jo shqiptare dhe minoritare t’i bashkëngjiten të jetë një koalicion i madh. Në mënyrë që pastaj edhe kredibiliteti dhe legjitimiteti i qeverisë që vjen, meqë na presin ende hapa të detyruar, kushtimisht themi pra të imponuar, fatkeqësisht nga bashkësia ndërkombëtare rreth dialogut, që të jenë më legjitime dhe të mos të mos bëjnë hezitime atëherë kur duhet e të mos bëjnë hapa të gabuar fatal atëherë kur nuk duhet në dëm të Kosovës, sepse gjykimi i opinionit publik do të jetë gjithnjë e më e ashpër, u shpreh ai.

Në intervistë, Baraliu u shpreh se do të ishte mirë që Qeveria Kurti të jetë deri në fund të mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat