Bullgaria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Aktuale

Bullgaria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:26
Ushtarët

Një kontingjent ushtarak bullgar u dërgua në Blagoevgrad përpara se të bashkohej me Forcën Rezervë Operacionale të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR). Me vendosjen shtesë të kontingjentit në Kosovë, tani do të kemi rreth 300 trupa, që është një kontribut i rëndësishëm në operacionin në Kosovë, u tha gazetarëve shefi i Mbrojtjes Admirali Emil Eftimov para ceremonisë.

“Forcat e Armatosura Bullgare, veçanërisht me misionin jashtë vendit, po përmbushin politikën e qeverisë për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Dua të theksoj se urdhri për aktivizimin e kontingjentit ka ardhur të premten në mbrëmje”, tha shefi i Mbrojtjes.

“Ne jemi të përgatitur, të certifikuar dhe kam besim se do t’i përmbushin detyrat”, shtoi ai.

I pyetur nga një gazetar se a ka mundësi të shtohet kontigjenti në Kosovë, ai tha se situata është stabile dhe kujtoi se operacioni në Kosovë ka nisur me 50 mijë trupa dhe me kalimin e viteve ky numër ka rënë në përputhje me ndryshimin e situatës. "Deri më tani, janë rreth 5000 trupa në Kosovë, që mendoj se janë të mjaftueshme për momentin dhe adekuate për situatën," tha Admirali Eftimov. Sipas tij, situata është stabile dhe do t’i pergjigjen çdo situate, prandaj komandanti i misionit ka kërkuar që të aktivizohet kjo rezervë.

Ushtarët, të cilët po i bashkohen operacionit të Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë, janë kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë në Blagoevgrad. Kontingjenti bullgar do të kryejë detyra në mbështetje të përpjekjeve për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat