Xani: Çdo herë kur ka pasur veprime në veri, LVV ka pasur rritje

Aktuale

Xani: Çdo herë kur ka pasur veprime në veri, LVV ka pasur rritje

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:27
Visar Xani

Analisti, Visar Xani duke iu referuar aksionit të djeshëm të Policisë në veri të Kosovës, ka thënë se veprime të tilla janë duke e dëmtuar Kosovën.

Xani ka thënë se një veprim i tillë është duke u përdorur edhe si kalkulim elektoral, pasi siç tha ai sa herë ka pasur veprime në veri, atëherë LVV ka pësuar rritje.

Tutje, ai ka deklaruar se në momentin që s’ka pasur veprime partia në pushtet ka renë në 40 për qind.

“Në këtë rast po duket se më shumë është një reagim karshi BE-së, ndoshta edhe mosfutjes në agjendë të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, por më gjasë ka pasur mospërputhje për çështje të dinarit, marrë në tërësi po i  afrohemi edhe aspekti zgjedhore dhe po e harrojmë interesin nacional dhe po kthehemi të kalkulimet elektorale. Këto mas shumti janë duke e dëmtuar Kosovën. Sondazhet që kanë dal, çdo herë në momentin që ka pasur veprime në veri atëherë Lëvizja Vetëvendosje ka pasur ngritje. Dhe në momentin që një periudhë të caktuar nuk ka pasur veprime në teren dhe tensione atje, LVV ka ra, pothuajse gati në 40 për qind. Nga këto Aspekte janë të rrezikshme për Kosovën…”, ka thënë ai.

Ndryshe, Polica të hënën ka kryer një operacion ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Policia e Kosovës, që bashkëngjiti fotografi të parave të konfiskuara, tha se u gjeti “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë (mbi 600.000 euro), rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat