Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës

Aktuale

Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:23
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe ambasadorin e BE’së në Kosovë, Thomas Szunyog.

Në njoftimin e presidencës thuhet se ata kanë diskutuar për koordinimin e agjendës ndërkombëtare dhe bashkërendimin me politikat e BE’së dhe shtetet tjera aleate për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorë të disa shteteve evropiane si dhe atë të EULEX-it, në krye me Ambasadorin e BE-së Thomas Szunyog, për të diskutuar koordinimin e agjendës ndërkombëtare, si dhe bashkërendimin me politikat e BE-së dhe me shtetet e tjera aleate për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.”

Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë plotësisht e linjëzuar me politikat e BE’së “në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, përfshirë miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe shteteve apo grupeve të tjera të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen globale”.

Osmani ka diskutuar edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës.

“Tutje, Presidentja Osmani diskutoi edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, të cilat më së shumti po godasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, duke potencuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Në takim Ambasadorët prezent e njoftuan Presidenten edhe për përgatitjet që po bëhen për Samitin e Paqes për Ukrainën që do të mbahet në Zvicër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat