Spahiu thotë se nuk mund të ketë tensione në veri: Kosova veproi kur ishte në disavantazh

Aktuale

Spahiu thotë se nuk mund të ketë tensione në veri: Kosova veproi kur ishte në disavantazh

Më: 22 maj 2024 Në ora: 00:00
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, tha se tani për tani në veri të Kosovës nuk mund të ketë tensione nga Serbia, pasi sipas tij nuk ka as struktura të dhunshme.

Spahiu tha se Serbisë tani i ka mbet intervenimi i ushtrisë, por jo edhe i strukturave paralele.

“Për të pasur nxitje të tensioneve duhet të ketë organizma, struktura që i shkaktojnë ato tensione. Tani për tani nuk ka struktura të dhunshme paralele të cilat do të mund të krijojnë tensione dhe të acarojnë situatën. Ato janë zhbërë që me aksionin e Banjskës e më tej. Serbia ende nuk ka arritur t’i krijoj strukturat paralele edhe pse është duke bërë përpjekje dhe nëse institucionet e Kosovës flenë ato në një të ardhme do t’i krijoj pro tani për tani nuk i ka dhe nuk mund të krijoj tensione. Ato çfarë mund të mbet është thjeshtë intervenimi i ushtrisë serbe në Kosovë nëse Serbia e vendos me marrë këtë hap por për struktura të brendshme hë për hë nuk ka dhe nuk mund të ketë tensionim të situatës në veri”, tha Spahiu.

Ai shtoi e Qeveria e Kosovës do të duhej të intervenonte me veprime sikur ai i së hënës për mbylljen e Bankës Postare të Kursimeve kur është në avantazh, dhe jo sipas tij tani në këtë kohë kur ka dështuar të anëtarësohet në KiE.

“Qeveria do të duhej të vepronte atëherë kur është në avantazh, jo kur është në disavantazh. Kohën kur Qeveria e ka marrë me i kry të gjitha punët përnjëherë është dashtë të kryhen kur ka ndodh aksioni në Banjskë, ose një shanc tjetër e ka pas kur dështoi referendumi dhe kur të gjithë e gjykuan Serbinë për dështimin e referendumit. Kështu që ajo me këtë aksion kur Kosova është në disavantazh, kur Kosova dështon të anëtarësohet në KiE ky është veprim për së mbrapshti. Ti po godet atëherë kur je i lënduar në vend se të godasësh atëherë kur tjetri është i lënduar”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat