Kusari-Lila: Kurti nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje

Aktuale

Kusari-Lila: Kurti nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje

Më: 22 maj 2024 Në ora: 00:11
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka asnjë arsye që të shkojë në zgjedhje.

Kusari-Lila ka deklaruar se Kurti ka qenë duke promovuar punën e mandatit të tij trevjeçar.

“Në politikë çdo gjë ka të bëjë edhe me mesazhin që e përcjell. Kurti ka qenë në proces të promovimit të punës së mandatit të tij trevjeçar. Ai nuk e sheh asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje dhe në rast se shpërndahet Kuvendi, do të ketë qeveri teknike. Në cilindo rast i pari që shkon është Kuvendi dhe jo qeveria. Në këtë situatë nuk ka kuptim që të dorëhiqet qeveria”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila gjithashtu ka komentuar takimin mes Kurtit dhe shefit të PDK-së, Memli Krasniqi para një jave.

“Nuk kemi biseduar konkretisht për datën e zgjedhjeve, do të thotë janë propozimet ato që tashmë PDK-ja i ka bërë publike. Kryeministri kur e kanë përmendur (kohën e zgjedhjeve) ka thënë se: ‘po unë jam i vetëdijshëm që jemi në vitin e fundit të qeverisjes dhe ne mund të diskutojmë sezonin (për mbajtjen e zgjedhjeve) që është çështje muajsh. A po i mbajmë në pranverë apo në vjeshtë. PDK-ja ka propozuar që të shkohet në zgjedhje në fund të qershorit ose më së largu në javën e parë të korrikut”, ka thënë ajo.

Deputetja është pyetur për mundësinë që Kuvendi të shpërndahet deri më 30 qershor.

“Mundësia që Kuvendi të shpërndahet deri më 30 qershor varet prej zhvillimeve të tjera. Varet dhe nga dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja ulen për të gjetur bashkërisht unitetin”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat