Deputetja e VV-së tregon a ka përçarje Osmani-Kurti: Do të bëjmë koalicion parazgjedhor me këtë parti

Aktuale

Deputetja e VV-së tregon a ka përçarje Osmani-Kurti: Do të bëjmë koalicion parazgjedhor me këtë parti

Më: 22 maj 2024 Në ora: 08:24
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj, ka deklaruar se nuk ka krisje apo përçarje të raporteve mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

‘’Ne kemi kundërthënie brenda familjes, por jo nuk ka përçarje mes tyre’’, thotë deputetja e Tishkuaj.

Ajo deklaron se ka bashkëpunim të mirë mes VV-së, GUXO dhe Alternatives si pjesë e koalicionit, por që mund të kenë pikëpamje të ndryshme për çështje të ndryshme.

‘’Ne jemi këtu bashkë me GUXO dhe Alternativën dhe normal se për projektligje dhe të tjera mund të kemi pikëpamje të ndryshme, por jo përçarje. Analistët diçka duhet me diskutuar në studiuar për me nxjerrë diçka, por jo nuk ka përçarje’’, potencon ajo.

Deputetja Tishukaj, thotë se do të vazhdojë përsëri bashkëpunimi mes VV-së dhe Listës Guxo edhe pas zgjedhjeve të ardhshme, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë koalicion para-zgjedhor mes tyre.

‘’Unë besoj dhe shpresojë se do të vazhdojmë bashkëpunimin me ta siç kemi fillu nga viti 2021, por besoj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin, nuk përjashtohet mundësia që edhe në ta ardhmen të vazhdojmë bashkëpunimin’’, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat