Televizioni turk publikon pamje të ushtarëve turq të KFOR-it, duke ruajtur kufirin Kosovë-Serbi

Aktuale

Televizioni turk publikon pamje të ushtarëve turq të KFOR-it, duke ruajtur kufirin Kosovë-Serbi

Më: 22 maj 2024 Në ora: 10:55
KFOR

Pjesëtarë të ushtrisë turke të KFOR-it po qëndrojnë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Televizioni turk “Haber Global” ka siguruar pamjet më të fundit nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet e siguruara  nga mediat turke, shihen disa autoblinda të KFOR-it turk dhe disa ushtarë turq, të cilët janë në gatishmëri.

Përkundër motit të vështirë me reshje shiu dhe mjegull, ushtarët turq të KFOR-it kanë ngritur disa pozicione nga ku ruhet kufiri me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat