Gjuriq thotë se rezoluta për Srebrenicën do të shkaktojë ndarje të mëtejshme në Ballkan

Aktuale

Gjuriq thotë se rezoluta për Srebrenicën do të shkaktojë ndarje të mëtejshme në Ballkan

Më: 22 maj 2024 Në ora: 13:45
Marko Gjuriq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se miratimi i Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme (GA) të Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën do të shkaktojë ndarje të mëtejshme në Ballkan.

Në një tekst autori për portalin e Brukselit, Politico, Gjuriq vlerëson se arritja e një marrëveshjeje për përkujtimin e së kaluarës në një mënyrë që nuk krijon ndarje është mënyra më e mirë për të siguruar që ajo të mos ndodhë më.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nesër shqyrton Projekt-Rezolutën për Shpalljen e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, përcjellë Danas.

“Askush nuk mund ta mohojë se krime të tmerrshme lufte kanë ndodhur gjatë luftërave ballkanike. Vetëm ekstremistët politikë e kundërshtojnë pikëpamjen se në Srebrenicë janë kryer krime të papërshkrueshme. Dhe vetëm njerëzit më budallenj nuk janë të gatshëm t’i pranojnë dhe nderojnë ato viktima”, ka shkruar Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat