“Do të na kushtojë”, paralajmërimi i kolonelit për aksionin në veri

Aktuale

“Do të na kushtojë”, paralajmërimi i kolonelit për aksionin në veri

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:18
Afrim Veseli

Koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur për aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore serbe.

Ai ka deklaruar se ky zhvillim politikisht do t’i kushtojë shumë Kosovës.

“I patëm edhe reagimet e miqve tanë ndërkombëtarë, duket se këto problemet e fundit, disfatat e fundit të Republikës së Kosovës edhe të Qeverisë tash duhet të adresohen diku tjetër. Konsideroj se janë veprime populiste, kjo neve mundet të na kushtojë shumë”.

“Sepse po thuhet se ato para kanë qenë për pensione dhe për paga të tyre. Serbia me çdo kusht përpiqet ta paraqesë si krizë humanitare, edhe pse në veri nuk ka krizë humanitare. Mirëpo politikisht neve do të na kushtojë shumë”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat