Bajqinovci i VV-së: Do t’i fitojmë 50%, tregon a ka koalicion me PDK-në

Aktuale

Bajqinovci i VV-së: Do t’i fitojmë 50%, tregon a ka koalicion me PDK-në

Më: 22 maj 2024 Në ora: 16:24
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Bajqinovci ka deklaruar se këtë narracion e ka ndërtuar LDK-ja.

Ai mes tjerash ka pretenduar se Vetëvendosje do të qeverisë vetë, kurdo që të mbahen zgjedhjet.

“Ky është një narracion që LDK-ja duke e krijuar në publik, Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk do të ketë, ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar kaluar dhe do qeverisim me vendin ashtu sic kemi qeverisur deri më sot. Ne s’kemi nevojë për PDK-në as nuk do futemi me PDK-në, ne do ta qeverisim vendin vetë, kurdo që mbahen zgjedhjet pas një muaji, dy muajve….” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat