Gërvalla: Miqësia e fortë me SHBA-në shtyllë e rëndësishme e sigurisë

Aktuale

Gërvalla: Miqësia e fortë me SHBA-në shtyllë e rëndësishme e sigurisë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 17:07
Donika Gërvalla-Schwarz dhe Michael Carpenter

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë qëndrimin të saj në Washington është takuar me Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.

Gërvalla në këtë takim ka ritheksuar se miqësia e fortë midis SHBA-së dhe Kosovës vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit.

“Sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit të ngushë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përballimin dhe tejkalimin e tyre ishin në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.

Gjatë këtij takimi u ritheksua miqësia e fortë dhe e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Kosovës, e cila vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon”, thuhet në njoftimin në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat