Haradinaj: PDK-ja të mos bjerë në puthjen vdekjeprurëse të Kurtit

Aktuale

Haradinaj: PDK-ja të mos bjerë në puthjen vdekjeprurëse të Kurtit

Më: 22 maj 2024 Në ora: 17:57
Ramush Haradinaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që “të mos bjerë në puthjen vdekjeprurëse” të kryeministrit, Albin Kurti.

Para disa ditësh Kurti u takua me të parin e PDK-së, Memli Krasniqi, por, për Haradinajn kjo është taktikë e shefit të Vetëvendosjes që të dobësohet opozita.

Thirrja e opozitës në takim prej Kurtit, nënkupton që ai e ka “një zor” thekson Haradinaj.

“S’i ka kthye darkë askujt për katër vjet, një zor ka që po do me keqpërdor opozitën. Unë shpresoj që PDK-ja do të dijë mos me ra në puthjen vdekjeprurëse të Kurtit, për shkak se Kurti e ka strategji djallëzore kundër opozitës. Ai nuk e ka hallin vetëm me shkatërru PDK- e ka hallin me dobësuar, pasi njëri nga dobësohet, do të dobësohet mundësia për zgjedhjen e koalicionit. Ai i arrin disa qëllime duke i ra PDK-ja në puthjen e vdekjes”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat