FSK me 15 kadetë të ri, Maqedonci: Do t’i shërbejnë zhvillimit të ushtrisë

Aktuale

FSK me 15 kadetë të ri, Maqedonci: Do t’i shërbejnë zhvillimit të ushtrisë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 18:00
FSK

Forcave të Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 15 kadetë të rinj, të cilët kanë diplomuar sot në nivelin bachelor.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se profesionalizmi i tyre do t’i shërbej zhvillimit të ushtrisë.

“Përgëzime për arritjen akademike të ushtarakëve tanë në programin civil të studimeve, dhe qofshin gjithmonë faqebardhë në detyrën fisnike për mbrojtjen e atdheut”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot diplomuan në nivelin Bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës pesëmbëdhjetë kadetë të FSK-së, profesionalizmi i të cilëve do t'i shërbej zhvillimit të ushtrisë sonë.

Përgëzime për arritjen akademike të ushtarakëve tanë në programin civil të studimeve, dhe qofshin gjithmonë faqebardhë në detyrën fisnike për mbrojtjen e atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat