Eksperti gjerman Clewing: Ka mungesë besimi te Qeveria e Kosovës nga partnerët ndërkombëtar

Aktuale

Eksperti gjerman Clewing: Ka mungesë besimi te Qeveria e Kosovës nga partnerët ndërkombëtar

Më: 22 maj 2024 Në ora: 18:31
Konrad Clewing

Kosova po përballet me shumë sfida në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, shteti më i ri në Evropë dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pasi sipas partnerëve ndërkombëtar, Kosova nuk t’i plotësoi të gjitha kushtet e kërkuara.

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, thotë se Kosova nuk ishte edhe aq e përgatitur mirë për këtë proces.

“Kosova nuk ishte edhe aq afër të bëhej pjesë e Këshillit të Evropës sepse partnerët kryesor kanë kërkuar me kohë lëvizje konkrete për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. E vërteta është se Qeveria e Kosovës nuk ishte përgatitur aq mirë për tu ballafaquar me këtë problem dhe për të gjetur një zgjidhje. Asociacioni nuk duhej të ishte kriter për anëtarësimin e Kosovë në KiE, por në fund u tha se kjo çështje ndërlidhet me edhe me këtë proces. Në anën tjetër është për tu befasuar se si shtetet perëndimore nuk po e marrin edhe aq seriozisht Serbinë e cila ka synime revizioniste në Ballkan, veçanërisht ndaj Kosovës dhe Republikës Srpska”, thotw ai.

Clewing, ka folur edhe për raportet aktuale mes qeverisë Kurti dhe aleatëve ndërkombëtar.

Sipas tij, këta të fundit kanë krijuar mosbesim ndaj qeverisë së Kosovës.

“Është e kuptueshme që qeveria aktuale e Kosovës dëshiron të ketë një qasje më sovraniste dhe kjo po ndodh për shkak të ekzistimit të strukturave paralele në Kosovë, problem ky që nuk është adresuar si duhet edhe nga partneret ndërkombëtar. Por dështimi kryesor i strategjisë së Kosovës është mungesa e respektimit të zakoneve diplomatike. Gjuha e përdorur nga ministrja e jashtme dhe ndonjëherë nga kryeministri nuk është edhe aq e zakonshme ne diplomaci. Ju duhet ta dini se Kosova është e vogël edhe partnerët e saj janë shumë më të mëdhenj. Është e qartë se ka një mosbesim të thellë nga partnerët për këtë qeveri dhe ky është një problem real”, ka thwnw ai.

Eksperti gjerman është shprehur kritik edhe ndaj Bashkimit Evropian për qasjen tolerante të tyre në raport me Serbinë.

“ Në disa raste BE është treguar shumë tolerante ndaj Serbisë, kurse në anën tjetër ka qenë shumë kërkuese ndaj Kosovës. Për mendimin tim ky është një gabim taktik nga pala evropiane”, shprehet ai.

Qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të BE-së për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që së fundmi ishte vendosur edhe si kusht për Kosovën për anëtarësimin në këtë organizatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat