Bunjaku: Se mbështesim mocionin e Kurtit karrem i të cilit u bë PDK

Aktuale

Bunjaku: Se mbështesim mocionin e Kurtit karrem i të cilit u bë PDK

Më: 22 maj 2024 Në ora: 18:35
Valentina Bunjaku

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku duke folur lidhur me mundësinë e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo parti nuk e përkrahin një mundësi të tillë.

Bunjaku ka vlerësuar që kryeministri, Albin Kurti po e do përndarjen e Kuvendit, ashtu që të shpërndahet edhe përgjegjësia pasi sipas saj, jeta e qytetarëve është bërë e papërballueshme nën qeverisjen e tij.

Ndërsa është shprehur se kryeministri, mocionin po e përdorë për poena politike, duke e përdorë si karrem PDK-në.

Sipas Bunjakut, Kurti duhet të japë dorëheqje, duke theksuar se LDK është e gatshme për zgjedhje.

“Nuk kemi nevojë më mbështet një mocion të cilin ai po e keqpërdorë për poena politik, këtë rast e ka gjet me përdorë karrem PDK-në. Ne nuk mundemi me përkrahë një mocion mosbesimi në këtë rast me shpërbërje të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që Kurti me shpërnda përgjegjësinë, ku dihet qartë që ka keqqeverisë, që qytetarëve tanë iu është bërë jeta e papërballueshme dhe në këtë rast Kurti duhet më dhënë dorëheqje dhe ne si LDK asnjëherë më parë s’kemi qenë më të konsoliduar, organizuar, që edhe nesër nëse mbahen zgjedhjet ne jemi të gatshëm, por jo me i dhënë Kurtit mundësinë me u viktimizuar”, është shprehur ai.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, ka konsideruar se Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme.

Ajo sheh që ndryshe kanë qenë premtimet e tij, ndërsa ndryshe po veprohet në qeveri, andaj sipas saj duhet të ndodhin zgjedhjet.

“Ne kemi kërkuar qysh më herët që Kosovës i duhen zgjedhje të reja dhe duhet që sovrani të vendos, sepse thjesht mbi 50 përqind të votuesve që i ka marr Kurti, i ka manipuluar, mashtruar me kauza të rrejshme. Ka hyr me premtime tjera, ndryshe po vepron në qeveri, andaj normalisht duhet me ardh zgjedhjet”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat