‘Aksioni në veri dhe goditjet nga ndërkombëtarët’ – Baraliu: BE ka humbur rrugën në oborr

Aktuale

‘Aksioni në veri dhe goditjet nga ndërkombëtarët’ – Baraliu: BE ka humbur rrugën në oborr

Më: 22 maj 2024 Në ora: 18:50
Mazllum Baraliu

Mbyllja e Bankës Postare të Kursimeve të veri të Kosovës e cila funksiononte ilegalisht në këtë pjesë të vendit, ka nxitur reagim të madh të bashkësisë ndërkombëtare.

SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar këtë veprim të institucioneve të Kosovës, duke e quajtur vendim të pakoordinuar me aleatët dhe që mund të nxisë tensione në këtë pjesë të vendit.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka thënë se institucionet e Kosovës kanë vepruar drejt më mbylljen e bankave të jashtëligjshme në veri të Kosovës.

Baraliu ka pas kritika ndaj Bashkimin Evropian me reagimin që ka pas ndaj këtij aksioni.

Sipas tij, BE-së i ka humbur rruga në oborr, raporton gazeta10.

“Kjo sepse ka po udhëheq politika jo të barabarta ndaj të vegjlëve dhe të varfërve. Njëra nga parimet bazike mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian është sundimi i ligjit, sundimi i së drejtës dhe vlerat evropiane dhe reagimi i saj për aksionin në veri të Kosovës është për keqardhje”, ka thënë Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat