Baraliu: Kushdo që ka pranuar Asociacionin e ka vulosur fatin e vetë politik

Aktuale

Baraliu: Kushdo që ka pranuar Asociacionin e ka vulosur fatin e vetë politik

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:17
Mazllum Baraliu

Qeveria e Kosovës po përballet me presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare e qe ka të bëjë me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Themelimi i Asociacioni u bë kusht nga fuqitë perëndimore ndaj Kosovës për pranimin e saj në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Albin Kurtit refuzoi që të dërgojë në Kushtetuese Draft-Statusin për Asociacionin të propozuar nga Miroslav Lajçak. Ky refuzim bërë që shtetet anëtare të KiE-së të mos e fusin në agjendën diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm në takimin e Këshillit të Ministrave të mbajtur me 17 maj.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka thënë se  Bashkimi Evropian po e bën si duhet punën në dialogun Kosovë – Serbi.

“BE dialogun nuk po e bën paanshmerishtë, nuk po e bën parimisht dhe nuk po e bën ndershmërisht, derisa vazhdohet kështu nuk do të këtë dialog të mirëfilltë”, ka thënë Baraliu.

Baraliu ka theksuar se kushdo që e ka pranuar Asociacionin, sipas tij e ka vulosur fatin e tij politik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat