Kush po i frikësohet zgjedhjeve? Përgjigjet Bilall Sherifi

Aktuale

Kush po i frikësohet zgjedhjeve? Përgjigjet Bilall Sherifi

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:35
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë frikë që të shkojnë në zgjedhje.

Ai ka pohuar se partitë e tjera të Kuvendit i kanë 80 deputetë edhe pa votimin e LDK-së dhe AAK-së mund të shkojnë në zgjedhje.

“Sikur Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe komunitetet të mos i kishin 80 mandate do të qëndronte kjo akuzë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk duan të shpërndajnë Kuvendin sepse frikësohen për të shkuar në zgjedhje.”

“Por me kusht që votat e tyre të ishin vendimtare që shpërndahet Kuvendi apo jo. Fakti, që këto të dyja AAK-ja dhe LDK-ja nuk mund ta pengojnë shpërndarjen e Kuvendit,ata i kanë 80 mandate, atëherë kjo akuzë nuk qëndron. Pra, nëse besojnë se LDK dhe AAK po frikësohen të shkojnë në zgjedhje, por më mirë është dërgojë pra në zgjedhje partitë frikacake”, ka thënë Bilalli.

Bilalli ka theksuar se kryeministri Albin Kurti dëshiron që partitë opozitare të bijnë dakord të parat që Kuvendi të shpërndahet, e më pasë ai këtë fakt ta përdorë në fushatë zgjedhore, sipas tij, duke thënë se vendi ka shkuar në zgjedhje me dëshirë të opozitës dhe se LVV-ja këtë e ka mbështetur.

“Këtë nuk do të mund t’ua thotë as AAK-së dhe as LDK-së, këtë le t’ua thotë PDK-së. Pra, si sintezë do të qëndronte akuza se LDK-ja dhe AAK-ja me që nuk e mbështetën narracionin e kryeministrit per ta shpërndarë Kuvendin janë duke u frikësuar nga zgjedhjet, atëherë le ta dërgojnë vendin pasi i kanë 80 mandate”, ka thënë Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat