Ish ambasadori Bosch: Gjykata Speciale të shfuqizohet, ka një sfond politik pro-serb

Aktuale

Ish ambasadori Bosch: Gjykata Speciale të shfuqizohet, ka një sfond politik pro-serb

Nga: H.O. Më: 22 maj 2024 Në ora: 20:37
Ish ambasadori, Robert Bosch

“Shumë e vërtetë! Kjo gjykatë duhet të shfuqizohet si e padrejtë dhe shpërdorim i parave të taksave të BE-së”, shkruan ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Ai duke marrë disa deklarata në mediumin publik në Kosovë, thotë Gjykata Speciale ka sfond politik pro-serb. Ish ambasadori në këtë rast ka komentuar deklaratën e ish-hetueses në gjyqin e Sllobodan Millosheviqit, Nevenka Tromp.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Shumë e vërtetë! Kjo gjykatë duhet të shfuqizohet si e padrejtë dhe shpërdorim i parave të taksave të BE-së.

Hetuesi i Millosheviqit: Gjykata Speciale ka një sfond politik pro-serb (RTKlive)

Ish-hetuesja në gjyqin e Sllobodan Millosheviqit dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, konsideron se Gjykata Speciale është krijuar për interesat politike të Serbisë, transmeton RTKlive.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë krijuar dhe kanë për qëllim kryesisht ta qetësojnë Serbinë apo ta rreshtojnë në një rrugë shumë të vështirë, e cila kërkon dialogun e Brukselit”, tha Tromp në një intervistë dhënë për RTK Prime.

"Po, është evidente se ka një sfond interesant politik pas kësaj. Pse e themi këtë, duke pasur parasysh atë që po ndodh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe këto aktakuza të ngritura nga kryeprokurori kundër liderëve të Hamasit dhe Izraelit? Trazira, luftë Krimet po ndodhin çdo ditë, por vetëm një numër i përzgjedhur i këtyre krimeve në rajone të caktuara do të trajtohen në Hagë”, tha ajo.

Më tej, Tromp vuri në dukje se ka mungesë të vëmendjes së publikut në arenën ndërkombëtare ndaj gjyqeve dhe vendimeve të marra nga kjo gjykatë me seli në Hagë.

"Nuk ka një vëmendje të gjerë të publikut për atë që po ndodh në Dhomat e Specializuara. Kosova sigurisht i kushton vëmendje për arsye të kuptueshme, por as vendet e ish-Jugosllavisë nuk raportojnë se çfarë po ndodh. Pra, cili do të ishte qëllimi i Kjo gjykatë nëse nuk ka jehonë në të gjithë rajonin, transmetuesit nuk e marrin seriozisht këtë gjyq, apo askush nuk e kupton se çfarë po bën kjo gjykatë? ajo tha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat