Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), kanë qëndrime të ndara lidhur me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin e partisë se janë pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja ka deklaruar se janë kundër kësaj.
“Pro shpërndarjes, dhe gjitha opsionet tjera na dërgojnë në formulë kushtetuese të cilat pastaj i japin mundësinë Kurtit që t’i fusë në lojë partitë parlamenatre dhe të blejë në kohë për ta përmbyllur mandatin”, ka deklaruar Berisha.
Në anën tjetër, Lekaj ka theksuar se “AAK-ja e ka bërë të qartë se është kundër shpërndarjes së parlamentit. Kurit o ka donë me i ik përgjegjësisë dhe dështimeve që i ka bërë për këtë mandat dhe po donë me hudh fajin te parlamenti i Kosovës që është e padrejtë.”