​Bukuria kishte 16 pranvera, Kurti përkujton 25-vjetorin e masakrës në Vushtrri

Aktuale

​Bukuria kishte 16 pranvera, Kurti përkujton 25-vjetorin e masakrës në Vushtrri

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Më 22 maj 1999, regjimi gjenocidal i Serbisë tentoi t`i shfarosë banorët shqiptarë në rrugën “Abdullah Shabani” në Vushtrri.

Në 25-vjetorin e kësaj masakre, ku forcat kriminele serbe vranë 68 shqiptarë, kryeministri Kurti ka theksuar se krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshihen.

“Këto krime nuk mund të mbeten të pazbardhura e kriminelët të pandëshkuar. Pas ekzekutimit, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, trupat e pajetë i dërguan në Serbi. Eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit. Nuk u gjet Bukuria (Bukurie Shkreli 16-vjeç). Në Batajnicë afër Beogradit janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova. Aty zhvillohen parada ushtarake të Serbisë pa asnjë pllakë apo shenjë tjetër përkujtimore që tregon se ka pasur varrezë masive”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti në këtë përvjetor ka përmendur emrat e viktimave në masakrën e Vushtrrisë: Afrim (Osman) Bajrami (31), Agim (Arif) Zeka (20), Agim (Hamdi) Dallku (26), Agim (Islam) Shaqiri (17), Ahmet (Qazim ) Uka (35), Ajshe (Azem) Uka (31), Ali (Ibrahim) Melenica (58), Arian (Emurullah) Prokupla (30), Arsim (Hazir) Sejdiu (33), Arsim (Ismajl) Musa (20), Avdi (Hamit) Bardiqi (56), Bahri (Mahmut) Syla (24), Bajram (Habib) Islami (38), Bajram (Ramadan) Meha (46), Bashkim (Hamdi) Dallku (23), Bedri (Ramadan) Kutllovci (38), Besnik (Ramadan) Shaqiri (15), Brahim (Rrahim) Maloku (48), Bujar (Dibran) Krasniqi (19), Bukurie (Hasan) Shkreli (16), Burim (Rafet) Behrami (17), Driton (Rifat) Murseli (27), Driton (Shaban) Merovci (31), Ekrem (Jahir) Feka (30), Faik (Raif) Mulaku (57), Fatmir (Halim) Keqolli (26), Fazli (Zenel) Shabani (56), Fehmi (Ukshin) Musa (37), Ferki (Zeqir) Kadriu (58), Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19), Haki (Zeqir) Kadriu (16), Hamdi (Ragip) Dallku (62), Hamit (Adem) Halili (60), Hasan (Ibrahim) Melenica (51), Hilmi (Hamit) Halili (27), Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36), Ibrahim (Habib) Islami (49), Idriz (Ragip) Hasani (21), Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38), Isak (Sylë) Maçastena (33), Jeton (Rifat) Vërbovci (33), Kemajl (Tefik) Tërnava (41), Lulzim (Hamdi) Bajrami (27), Mensur (Ferat) Gërguri (35), Miradie (Hajzer) Feka (62), Muhamet (Ahmet) Kadriu (56), Muharrem (Hamdi) Bajrami (32), Murat (Ferat) Tiriqi (24), Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42), Naim (Osman) Bajrami (37), Naser (Arif) Zeka (25), Nexhmedin (Arif) Zeka (22), Nistret (Ali) Melenica (31), Rafet (Qazim) Behrami (53), Ramadan (Bajram) Meha (15), Ramadan (Sefë) Shaqiri (50), Rrahim (Ali) Shatrolli (43), Rrahim (Hasan) Shkreli (19), Rrahman (Idriz) Ferati (18), Sekine (Qazim) Uka (24), Serhat (Ferat) Tiriqi (22), Shaban (Ibrahim) Melenica (49), Shahidin (Shefqet) Maxhuni (20), Shahin (Xhevat) Feka (40), Shefki (Musli) Melenica (22), Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18), Zeqir (Rexhep) Kadriu (46), Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat