Osmani takon ministren e Turizmit të Shqipërisë, e falënderon për përkrahje

Aktuale

Osmani takon ministren e Turizmit të Shqipërisë, e falënderon për përkrahje

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:12
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim ministren e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se ato kanë ndarë me njëra-tjetrën elemente që përfaqësojnë dy vendet shqipfolëse.

“Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe një brosh me ngjyrat kuq e zi i punuar nga duart e arta të grave të Drenicës, le të jenë simbole shtesë të lidhjes sonë të pathyeshme dhe inkurajim për projektet që i kemi përpara për promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të shteteve tona”, tha Osmani.

“Faleminderit Mirela Kumbaro për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat