Gashi: PDK-ja po i del në krah Albin Kurtit, le të na tregojë për çfarë interesi

Aktuale

Gashi: PDK-ja po i del në krah Albin Kurtit, le të na tregojë për çfarë interesi

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:22
Analisti politik, Dardan Gashi

Analisti politik, Dardan Gashi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, po i del në ndihmë Lëvizjes Vetëvendosje, respektivisht kryeministrit Albin Kurti.

Gashi në Debat Plus, tha se PDK-ja duhet të tregojë se për çfarë arsye po i del në krah Albin Kurtit.

Sipas tij Kurtit i konvenon shpërndarja e Kuvendit dhe se këtu i ka dalë në ndihmë edhe PDK-ja.

“Kryeministri për interesat ë tij, e ka zgjedh vet momentin PDK është duke I dalë në ndihmë për arsyet e veta. Deputeti mund me na sqarua, cilat janë interesat pse PDK-ja po I del në krah Albin Kurtit… Ka dallim shpërbërja dhe shkarkimi apo dorëheqja e kryeministrit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat