Zana Avdiu: Është turp të thuash se Vjosa Osmani është e pavlefshme

Aktuale

Zana Avdiu: Është turp të thuash se Vjosa Osmani është e pavlefshme

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:26
Aktivistja, Zana Avdiu

Aktivistja, Zana Avdiu, në “Pressing” , ka thënë se të thuhet se presidentja Osmani është e pavlefshme, është turp.

Ajo tha se Osmani “s’kishte çare të dilte nga LDK”.

“Me i thënë Vjosa Osmanit që është e pavlefshme, pa pikë rëndësie, është përnjëmend turp. Vjosa Osmani prej vitit 2010 e tutje në secilën herë që ka hy në zgjedhje ka shku tu u dyfishu.

A ka bë gabim që ka dalë nga LDK’ja dhe e ka lënë një parti që ka struktura për një aleat, sepse aleati politik brenda ditës mund me tu kthynë armik, kushtimisht, është e dijshme.

A ka gabu ndoshta në atë pjesë, ndoshta ka mujt me gabu, sepse sot ndoshta ish kanë tu e udhëheq LDK’në. Por, në një far forme, nuk është që ska pas qare pa dalë prej LDK’së, në mënyrën qysh është strukturu e organizu e qysh është LDK’ja”, tha Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat