Alarmon Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqës iu mundësua arratisja

Aktuale

Alarmon Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqës iu mundësua arratisja

Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:01
Bedri Elezi

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezaj, ka thënë se dyshon se në arratisjen e Enver Sekiraqës i dënuar me 25 vite burg për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, ka grup të organizuar që i kanë mundësuar arratisjen Sekiraqës.

Ai thotë se tregues për këtë është edhe mos publikimi i lajmit të Policisë së Kosovës deri në presionin publik.

“Mungesa e Policisë së Kosovës për t’i treguar publikut se çfarë ka ndodhë , është një tregues i qartë se këtu kemi të bëjmë me një grup të organizuar për krijimin e kushteve që i njëjti të arratiset. Absolut unë dyshoj për faktin se marrë parasysh profilin e personit i cili përmban një profil të jashtëzakonshëm në kuptimin e rrezikut të sigurisë publike ka urdhërua vrasjen një pjesëtari të Policisë së Kosovës, dhe më pas dihet botërisht se ka qenë pjesë e grupeve kriminale dhe ka qenë një dhunues i sigurisë në Prishtinë dhe pjesë të tjera”, ka thënë Elezaj.

Enver Sekiraqa ishte arratisur, pas vendimit të gjykatës për ndryshimin e masës nga arresti shtëpiak në paraburgim.

Lidhur më këtë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar gjyqtarin në rastin e Enver Sekiraqës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat