Plagosja e trefishtë në Pejë - Ky është personi i dyshuar, i bastiset shtëpia

Aktuale

Plagosja e trefishtë në Pejë - Ky është personi i dyshuar, i bastiset shtëpia

Më: 23 maj 2024 Në ora: 00:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta nga burime brenda Policisë ka marrë vesh se i dyshuari për plagosjen e babait me dy djemtë është Agron Gashi.

Ai dyshohet se plagosi babain Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnis dhe Jetart Berisha.

Sipas burimeve, ai është nga fshati Osrime, dhe per autoritetet e rendit është i njohur.

“Ai eshte recisivist i veprave penale”, ka thënë një burim.

Policia ka marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë së tij por ai nuk është gjetur.

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në në këtë qytet.

Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat