Arrestohet i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë

Aktuale

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 13:30
Ngjarja ne Peje

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar  zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda   është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Gashi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre persona në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat