Heshtje në studio, Ramabaja ia thotë në sy Baton Haxhiut: A ke kërkuar falje për këtë lajmin e rremë?

Aktuale

Heshtje në studio, Ramabaja ia thotë në sy Baton Haxhiut: A ke kërkuar falje për këtë lajmin e rremë?

Më: 23 maj 2024 Në ora: 23:01
Baton Haxhiu dhe Sadri Ramabaja

Sonte në një emision televiziv u zhvillua debat për “përçarjen në pushtet dhe zgjedhjet”.

Sa i përket kohës së shkuarjes në zgjedhje, analisti, Baton Haxhiu, ka thënë se pushteti “më së paku e di”.

“Hyçymeti më së paku e dinë”, tha ai.

Atij iu kthye Sadri Ramabaja duke thënë se “më herët thoje në mars e shtator”.

“Tash u bë realist, tha se di. Më mirë është kështu”, tha Ramabaja.

“Për logjikë politike normale kam thënë që nesër deri më 10 maj nuk çohet asociacioni në Kushtetuese, Qeverisë nuk i mbetet tjetër përveç që me kërku zgjedhje dhe këtë po e bëjnë”, tha Haxhiu.

Ramabaja e pyeti Haxhiun nëse ka kërkuar falje për “një fake news”.

“Baton para 10 majit, një pjesë e madhe e mediave, përfshirë edhe tënden, kanë paralajmëru që do ta dërgojnë asociacionin dhe doli që është fake neës, a i ke kërku falje opinionit për këtë fake news”, tha Ramabaja.

“Për çka, për cilin fake news”, pyeti Haxhiu.

Ramabaja iu përgjigj duke thënë për “raportimin që deri më 10 maj do të dërgohet drafti në Kushtetuese”.

“Nuk kam thënë që do të dërgohet, deri më 10 maj qeveria e Kosovës është e obliguar ta dërgojë në Kushtetuese nëse dëshiron të shqyrtohet kërkesa e saj për KiE”, iu përgjigj Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat