Blakaj tregohet skeptik: Nuk është e lehtë që Serbia të gjendet fajtore për gjenocid në Kosovë

Aktuale

Blakaj tregohet skeptik: Nuk është e lehtë që Serbia të gjendet fajtore për gjenocid në Kosovë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 23:10
Bekim Blakaj

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë duke folur për miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë, ka thënë se kishte një politizim të skajshëm.

Ai nuk pret të ketë sanksione penale ndaj përgjegjësve, pro siç ka thënë ai si fillim mjafton kjo përgjegjësi morale.

I pyetur nëse mund Kosova ta shfrytëzojë këtë si mundësi për të propozuar miratimin e një rezolute për gjenocid në Kosovë, ai ka thënë se në këtë moment do të ishte shumë e vështirë.

Ai thotë se për Srebrenicën ka pasur tetë vendime të gjykatave, ndërsa por Kosovën ende nuk është një e tillë dhe se Kosova ende është anëtarë e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është punë e lehtë që Serbia të gjendet fajtore edhe për gjenocid në Kosovës, duke mos pasur asnjë aktgjykim nga ndonjë gjykatë që Serbinë e bënë fajtore dhe që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Mendoj që është shumë e vështirë të ndërmerren veprime të tilla që kishin më sjellë një rezolutë të ngjashme edhe për Kosovën”, ka thënë Blakaj në emisionin “Ditari”.

Por, Blakaj ka thënë se pala kosovare mund ta përdorë këtë rezolutë për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë 4 vite pas gjenocidit në Srebrenicë e ku pjesëmarrës ishin akterët e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat