E konfirmon Bajrami: LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit

Aktuale

E konfirmon Bajrami: LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit

Më: 24 maj 2024 Në ora: 00:22
Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pa dorëheqjen e kryeminsitrit Kurti.

“LDK qëndrimin e ka të qartë, zoti Kurti duhet të japë dorëheqje, nuk ka shpërndarje të Kuvendit, ne nuk e marrim përgjegjësinë për dështimet e zotit Kurti. Kurti duhet të dalë me i tregu publikut që ka dështuar”, tha ajo.

Bajrami në një paraqitje televizve, tha se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ajo shtoi se një gjë e tillë nuk e befason.

“E pres një gjë të tillë për shkak se zoti Kurti një dorëheqje e ka dhënë në momentin kur ai, ka ftu partitë opozitare kinse për agjendë legjislative e ka hapë temë e zgjedhjeve pas takimit me kryetarin e PDK-së shkon i fton përfaqësuesit e minoriteteve…kjo i bjen dorëheqje faktive”.

Ajo tha se Kurti do të duhet publikisht që të japë dorëheqje dhe të thotë se arsyeja është se “nuk ka plotësuar premtimet e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat