Plani ushtarak britanik për boshtin Tiranë-Prishtinë, Spahiu: Ja lojtari kryesor i diplomacisë në botë

Aktuale

Plani ushtarak britanik për boshtin Tiranë-Prishtinë, Spahiu: Ja lojtari kryesor i diplomacisë në botë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 00:53
Politologu Nexhmedin Spahiu

Politologu Nexhmedin Spahiu, në emisionin “360 gradë” u shpreh se votimi i rezolutës për Srebrenicën dënon gjenoncidin dhe kjo sipas tij i krijon një disavantazh Serbisë.

“Serbia e sotme nuk është distancuar nga ajo e Millosheviçit.  Ndryshe nga Gjermania e sotme e cila u distancua”, tha ai.

Gjithashtu ai komentoi edhe vizitën e Cameron në Tiranë, duke theksuar se Britani është lojtar kryesor i diplomacisë në botë.

“Britania është lojtar kryesor i diplomacisë në botë, pavarësisht se superfuqi janë SHBA, Rusi dhe Kina, në kuptimin e diplomacisë është shumë e rëndësishme. Britanikët luajnë rol kryesor në shumë situata. Hekurudha Prishtinë-Tiranë, bën fjalë për një rëndësi të madhe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat