Nesho: Rezoluta për Srebrenicën, goditje për regjimin nacionalist të Vuçiqit

Aktuale

Nesho: Rezoluta për Srebrenicën, goditje për regjimin nacionalist të Vuçiqit

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:09
Agim Nesho

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, ka thënë se miratimi i rezolutës për Srebrenicën nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është goditje për regjimin nacionalist të Vuçiqit, i cili synon destabilizimin e Ballkanit.

Nesho ka vlerësuar se më këtë rezolutë ka fituar i tërë rajoni.

“Është rezolutë historike sepse ka një veprim të komunitetin ndërkombëtar për të dënuar veprimin e regjimeve kriminale siç ka qenë ai i Millosheviqit në të kaluarën. Është një goditje direket për regjimin nacionalist të Vuçiqit i cili kërkon që të riaktivizojë vatra të reja tensionesh në Ballkan. Prandaj është një fitore për rajonin tonë”, ka thënë ai.

Ish-diplomati shqiptar, duke folur për rëndësinë e miratimit të kësaj rezolute, ka thënë se ka domethënie për të ndalë shovinizmin e fuqive të reja si Rusia e Serbia.

“Ka një domethënie të madhe, përdoret për të ndalë revanshizmin dhe shovinizmin e fuqive të reja si Rusia, Serbia por edhe fuqive të tjera që synojnë përmes forcë të vendosin pushtetin dhe influencat e tyre. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Nesho.

Rezoluta u miratua me 84 vota për, abstenime ishin 19, ndërsa 68 shtete votuan kundër.

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat