Gaxherri: Kosova mbeti jashtë KiE-së për shkak të...

Aktuale

Gaxherri: Kosova mbeti jashtë KiE-së për shkak të...

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:11
Besa Gaxheri

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxheri, ka thënë se mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është humbje e madhe dhe dështim për Republikën e Kosovës.

Gaxherri ka thënë se Kosova ka qenë e gatshme për anëtarësim në këtë organizatë, por sipas saj Kosova nuk u anëtarësua për shkak të lojërave të Kurtit, e siç ka thënë ajo, këto nuk i “hajnë ndërkombëtarët”.

Ajo ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë, të cilët kanë thënë se nuk bëjnë pazare për anëtarësimin e Kosovës për në KiE, duke thënë se Kurti ka bërë pazare të dëmshme për Kosovën.

“Është një humbje e madhe, dështim shumë i madh i Republikës së Kosovës. Lojërat me faktorin ndërkombëtar nuk mundet me ba, sepse ata nuk i hajnë këto popullizmat e tij, mashtrimin e tij prandaj Kosova ngecë. Z.Kurti ka bë pazare aq të dëmshme për Kosovën. Këta kanë degradua procesin e dialogut”, ka thënë Gaxherri.

E pyetur për heshtjen e Kurtit pas dështimit për anëtarësim në KiE, Gaxherri ka thënë se Kurti nuk i pranon dështimet dhe se ato i hedhë në marketingun elektoral, e të cilat ka thënë se “po i dhezin”.

“Kurti nuk i pranon kurrë dështimet dhe çdo dështim e gabim ai e paketon e hedhë në opinion në marketingun elektoral dhe fatkeqësisht i kanë dhesë. Edhe kësaj radhe i ka dhesë”, tha ajo.

Ish-deputetja ka komentuar edhe letrën drejtuar KiE-së nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave, duke thënë se ishte komike-tragjike.

“Me quajt qesharake, sepse nuk është për me qeshë ky proces ishte ironike për ne, qytetarët e ktij vendi ishte edhe komike – tragjike, gjitha i kishte”, ka thënë ajo.

Madje ajo thotë mënyra se si Gëravlla i është drejtuar tingëllon sikur “Kosova të ishte ShBA” për nga fuqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat