Gaxherri: LDK-ja nuk do të bjerë në ‘’grackën’’ e Kurtit, jemi në garë për vend të parë

Aktuale

Gaxherri: LDK-ja nuk do të bjerë në ‘’grackën’’ e Kurtit, jemi në garë për vend të parë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:18
Besa Gaxherri

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke dashur të shkojë në zgjedhje, por duke përdorur opozitën.

Për këtë, Gaxherri thotë se LDK-ja nuk do jetë vegël e Kurtit, që ai ta përdorë në lojën e tij për zgjedhje.

Kryeministri po kërkon tash me shku në zgjedhje, por ai po don me përdorë opozitën. Ai nuk po do ta pranojë se ka dështuar. Ai nuk po do ta pranojë se ka presion për sjelljet e tij dhe ku e ka fut Kosovën – nuk po do me i pranu këto gjëra. Ai po do edhe me i thënë faktorit ndërkombëtar edhe elektoratit që opozita po kërkon zgjedhje dhe unë po ia bëj qejfin. Por, LDK-ja kësaj radhe nuk do të jetë vegla e tij që ky ta bëjë këtë lojë siç e ka zakon”, tha ajo.

Ndërkohë, duke folur për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, Gaxherri thotë se LDK-ja është duke garuar për vendin e parë, duke thënë se s’janë larg VV-së.

“Sot, LDK-ja është përgatitur deri në atë masë sa i ka të listuar edhe vëzhguesit edhe komisionerët…  Sondazhet tona i kemi shumë mirë në garë për vendin e parë, s’jemi të parët. VV është e para. LDK s’është hiç larg. Ne sondazhet i bëjmë për vetën tonë për me ditë ku jemi. Prandaj, kemi vullnet dhe jemi duke punuar. Jemi shumë afër, jemi shumë mirë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat