“Befason” familja Imeri, zbulon çka do të ndodhë me Kadri Veselin në fund të procesit në Hagë: Kurti s’bie në grackë

Aktuale

“Befason” familja Imeri, zbulon çka do të ndodhë me Kadri Veselin në fund të procesit në Hagë: Kurti s’bie në grackë

Nga: A.Zh Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:30
Haki Imeri dhe Kadri Veseli

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka thënë se sipas asaj që po flitet, Kadri Veseli do të dal i pafajshëm në fund të procesit në Gjykatën e Hagës.

Në një postim në Facebook, kjo familje kanë shprehur bindjen se kryeministri Albin Kurti, nuk do të bie në “grackën” e PDK-së, që përmes koalicionit me këtë parti, ta sjellë Gjykatën Speciale në Kosovë.

“Nëse Albin Kurti dhe Memli Krasniqi e çojnë vendin në zgjedhje, me idenë se në të ardhmen do të bëjnë çmos si “koalicion”, që do të provojë të sjellin Gjykatën Speciale në Kosovë, kjo është vetëm iluzon.

Vështirë të besoj se në një grackë të këtillë bie Albin Kurti, do të thoja se në gracka të këtilla me shumë bie ndërmarrja kriminale që gjenden në Hagë dhe drejton PDK-në nga qelia e Hagës.

Një projekt për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në 2017 e patën ideuar dhe mbështetut Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, atëbotë LVV dhe LDK ishin kundër…

Kundër këtij skenari ishte edhe SHBA-ja e shtet e tjera që na çliruan, pra projekti i Gjarpnit dështoi atëbotë dhe ai përfundoi vite më vonë në burg.

Sipas asaj që po flitet, Kadri Veseli në fund të procesit mund të del i pafajshëm”, ka shkruar familja Imeri në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat