Dumoshi e LDK-së: Para seancës kemi mbledhje të Grupit Parlamentar, aty vendosim për rezolutën e AAK-së

Aktuale

Dumoshi e LDK-së: Para seancës kemi mbledhje të Grupit Parlamentar, aty vendosim për rezolutën e AAK-së

Më: 24 maj 2024 Në ora: 11:40
Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka folur nëse Lidhja Demokratike e Kosovës, do e përkrah ose jo rezolutën e AAK-së, që do të prezantohet sot në Kuvendin e Kosovës, e ku synim ka shkarkimin dhe dorëheqjen e Qeverisë Kurti.

”Sot kemi mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK-së, ku do të diskutojmë për punën tri vjeçare të Qeverisë dhe në fund do të flasim edhe për rezolutën e AAK-së nëse e mbështesim ose jo, aty do të merret vendimi” tha shkurt Dumoshi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë Kurti.

Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat